spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Ramush Haradinaj rrëfen sulmin ndaj Kullës në Gllogjan

Sot shënohen 27 vjet nga beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, e njohur si “Epopeja e Dukagjinit”. Më 24 mars 1998, forcat serbe rrethuan Gllogjanin, duke zhvilluar një betejë frontale me UÇK-në, ku cak besohej të ishte shtëpia e familjes Haradinaj.

Ish komandanti  i zonës operative të Dukagjinit,  Ramush Haradinaj,  ka kujtuar këtë ngjarje, duke e lidhur me zhvillimet në Prekaz.

“Kthesa e parë u bë në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars. Më 24 mars ndodhi beteja e dytë pas asaj të Prekazit. Ne e dinim që forcat serbe do të na sulmonin, prandaj u përgatitëm me një strategji mbrojtëse”, tha ai.

Haradinaj rrëfeu se, ndryshe nga strategjia e komandantit legjendar Adem Jashari, ata nuk qëndruan në një vend të vetëm, por lëviznin çdo dy orë.

“Fillimisht luftuam për rreth dy orë nga shtëpitë tona, më pas u zhvendosëm në shtëpitë e vjetra dhe së fundmi në kullat e Gllogjanit”,

Në këtë betejë, morëm pjesë të gjithë familja e ngushtë dhe e gjerë,, ku ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit