Ramush Haradinaj për deklaratën e Kurtit: “Seni ma budalla që mund ta thotë dikush”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ishte i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10.

Ramush Haradinanj komentoi ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur në vendin tonë, rreth pezullimit të Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deklaratën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kishte thënë që Amerika nuk mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri. E këtë deklaratë të tij e komentoi edhe Haradinaj në “Adresa”. Ai tha se kjo është gjëja më budalla që mund të thuhet.

Haradinaj tha se Amerika është ajo që e ka bombardu Millosheviqin, Amerika që e ka bombardu Serbinë, Amerika që hala e kësaj dite ia tregon vendin Serbisë për mos me të ngucë ty, e nuk po dojka që ne me bë ligj në veri.

“Amerika që e ka e ka bombardu Millosheviqin, Amerika që e ka bombardu Serbinë, Amerika që hala e kësaj dite ia tregon vendin Serbisë për mos me të ngucë ty, e nuk po dojka që ne me bë ligj në veri. A je në veti more!. Ky është seni ma budallë që mund ta thotë dikush”, shtoi tutje Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit