Ramush Haradinaj ngushëllon familjen e Adem Haxhosajt, e cilëson luftëtar të shquar të UÇK-së në Dukagjin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime të thella për vdekjen e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Haxhosaj, duke e përshkruar atë si një nga luftëtarët më të dalluar në rajonin e Dukagjinit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se shembulli i Haxhosajt si luftëtar dhe atdhetar do të mbetet i gjallë ndër breza.

“Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që u bashkua me rreshtin e ushtarëve ishte Adem Haxhosaj. Ai ishte një luftëtar i fortë, njëri prej më të zotëve të UÇK-së në Dukagjin. Një jetë në shërbim të Atdheut, si gjatë luftës, ashtu edhe më vonë në uniformën e Ushtrisë së Kosovës,” shkroi Haradinaj.

Ai i uroi ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e njohën, duke shtuar: “I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit