Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar patundshmëri në vlerë mbi 1.9 milionë euro në emër të tij, fëmijëve dhe në pronësi të përbashkët.
Pasuria e paluajtshme e tij përfshin toka, shtëpi, banesa e vilë.
Haradinaj ka deklaruar një veturë në pronësi të tij me vlerë 19 mijë euro dhe një veturë në pronësi të bashkëshortes me vlerë 50 mijë euro.
Në llogari bankare ai ka raportuar mbi 23 mijë euro kursime në emër të tij, mbi 8 mijë euro të bashkëshortes dhe mbi 1 mijë e 800 euro të fëmijëve.










