spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Ramiz Lladrovci e konfirmon: Po, kam drekuar me zonjën Albulena Haxhiu

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar të enjten me Albulena Haxhiun, nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Lladrovci, i cili tha se me Haxhiun ka drekuar në një restauruan për çështje “personale”.

“Po, sot kam drekuar me znj. Haxhiu, në ‘Blinajë’, në Fushticë, dhe ishte drekë e lidhur me çështje krejt personale. Besoj e dini se gjyshin e saj, Bacën Ahmet e kam pasur mik dhe njeri shumë të besueshëm gjatë kohës së ilegales, prandaj, është çështje personale”, tha Lladrovci.

Ky takim i Lladrovcit me Haxhiun vjen në një kohë kur ai ka prishur raportet me udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Lladrovci garoi për Kryetar të Drenasit me iniciativë qytetare dhe fitoi pa balotazh, pasi që PDK-ja nuk e miratoi kandidaturën e tij, por atë të Petrit Hajdarit.

Para disa ditësh, Lladrovci, paralajmëroi se do të kandidojë me listë të tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në qoftë se udhëheqësia e kësaj partie nuk reflekton. Madje, tha se “do ta thyej në kurriz PDK-në”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit