Sot vendoset përfundimisht se cili do ta ketë vulën zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës për të garuar në Komunë të Drenasit në zgjedhjet lokale të tetorit.
Çështja e nxehtë mes këtyre dy pretendentëve sot hidhet në votim nga Kryesia e PDK-së mbledhja e të ciëve, veçse ka nisur.
Ramiz Lladrovci ka pasur tone të mprehta se nuk do të lejojë kandidaturë tjetër nga Partia Demokratike e Kosovës për të garuar në Drenas, përpos vetes.
“Nuk ka bir nane që më largon nga PDK-ja”, është një lajtmotiv që Lladrovci e ka përsëritur disa herë në një seri paraqitjesh televizive.










