spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

“Rambujeja e sulmet ajrore të NATO-s”, Buja thotë se Thaçi ka qenë pika më e besueshme

Më 24 mars para 26 vjetësh, nisi fushata e bombardimeve ajrore ndaj Jugosllavisë për ndaljen e fushatës serbe për spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Ramë Buja- Ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka kujtuar kohën e 24 marsit të 1999-s kur atëkohë kishte sfida për bisedimet që po zhvilloheshin në Rambuje. Një moment që Buja kujton është kur Komandatët e KFOR–it iu thanë se ” mbani përgjegjësinë” lidhur me zhvillimet që po ndodheshin atëkohë.

Buja tha se ish-presidenti, Hashim Thaçi ka qenë pika më e besueshme e ndërkombëtarëve për rrethanat e luftës.

“Nisja ka qenë në Kleçkë në qershor 1998-s. Por për ta plotësuar dhe mbajtur konferencën e Rambujesë kanë qenë djemtë tanë. Kishte diplomaci. Barrën kryesore të kësaj diplomacie e kishte Hashim Thaçi. Ai ka ditur të udhëheq, realizoj lirinë e vendit. Pika më e besueshme e ndërkombëtarëve ka qenë Hashim Thaçi”, tha Buja.

Ai shtoi se bashkimi i kosovarëve në rrethana lufte kishte vetëm një qëllim, atë të lirisë së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit