spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

“Ramazani i fitores dhe çlirimit”: Sirianët shënojnë Ramazanin e parë të lirë pas sundimit të Assad

Sirianët kremtojnë Ramazanin e parë të lirë në më shumë se pesë dekada pas sundimit të familjes Assad.

Bashar al-Assad, i cili mori detyrën nga babai i tij Hafez, ishte i fundit i familjes që drejtoi vendin.

Ai u rrëzua nga një grusht shteti dramatik rebel, i udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), në fillim të dhjetorit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Ky është Ramazani i fitores dhe çlirimit”, tha Ministri i përkohshëm i Çështjeve Fetare Hussam Haj-Hussein në një deklaratë televizive.

Udhëheqësi i ri i Sirisë Ahmed al-Shaara i ka siguruar liderët botërorë se ai do të respektojë fetë dhe sektet e shumta të Sirisë dhe nuk do të pengojë liritë personale të askujt apo të imponojë qeverisje fetare mbi publikun.

Ndryshe, shumica e vendeve në mbarë botën filluan të kremtojnë Ramazanin të shtunën.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor islamik dhe data e fillimit të tij tradicionalisht varet nga shikimi i gjysmëhënës.

Ata që agjërojnë zakonisht konsumojnë një vakt para agimit të njohur si ‘syfyr’ dhe e ndërpresin agjërimin e tyre pas perëndimit të diellit me një vakt të njohur si ‘iftar’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit