spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda

Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur përreth 49 sekonda në qafën e viktimës, Agon Zejnullahut.

Ramadani në emisionin ‘Pressing‘ në T7 ka deklaruar se në bazë të matjeve të tij, polici ka mbajtur gjurin në qafën e Zejnullahut prej përreth 49 sekondash.

“Në matjen time, që kjo është pjesë e hetimeve pastaj, del gjykimi në fund, janë dikur 49 sekonda final në të cilën gjuri i policit është mbi qafën e tij, pra janë 49 sekonda pa ndalje deri sa, mendoj se është asfiksu, e pastaj, që gjoja është më e keqe, dhe fytyrën për asfalti. Pra, janë elemente jashtëzakonisht tronditëse. Është normal që asfiksimi të mund të ketë ardhur prej kësaj. Pamja është tepër e pastër”, deklaroi Ramadani.

Ndër të tjera, ai ka kritikuar edhe menaxhmentin e Policisë së Kosovës për komunikatën e fundit sqaruese lidhur me “vrasjen nga pakujdesia” të Agon Zejnullahut.

“Unë menoj që secili që e ka shkru këtë komunikatë sot, që e thotë të vërtetat çka ka bërë i ndjeri, por krejt të pavërteta çka ka bërë policia, duhet me shku në shpi dhe duhet me qenë objekt i hetimit. Është marrje e përgjegjësisë nga niveli më i lartë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit