Si njohës i zhvillimeve politike dhe çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani shpeshherë është i pranishëm në emisionin “Pressing” për të dhënë analiza mbi ngjarjet aktuale. Por, këtë herë Ramadani u gjend përballë një situate krejt tjetër: për aq sa filmuan kamerat e Pressing-ut, ndërhyrja e Ramadanit u duk jetike për të parandaluar një përplasje fizike mes gazetarit Parim Olluri dhe deputetit Nezik Kraki.
Pas incidentit, Ramadani publikoi një fotografi në Facebook me gazetarin Olluri, duke shkruar: “Dukat djalë”.








