Ramadani: Një pjesë e deputetëve të LVV-së sot janë në bregdet, ne po flasim për shtetin

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani tha se partia më e madhe parlamentare po e bllokon Kuvendin dhe për këtë thotë se as nuk po tentohet arsyetimi.

Ramadani në foltoren e Kuvendit të Kosovës, tha se disa deputetë të LVV-së janë në bregdet teksa shtoi se deputetët që sot ishin në sallë nuk po bëjnë betejë partiake, por për shtetin.

“Edhe sot sikurse pothuajse secilën ditë ne po e konstatojmë bllokadën e re të shtetit të Kosovës. Ata më nuk po e fshehin që janë bllokuesit, ata nuk po tentojnë as të arsyetohen që po e bëjnë bllokadën e Kuvendit dhe shtetit të Kosovës. Ne jemi këtu, ata nuk janë. Një pjesë e deputetëve të LVV-së sot janë në bregdet, një pjesë janë duke u marrë me biznes, një pjesë janë në kolltuqet qeveritare… Kjo që po ndodhë sot në Kosovë, për ne nuk është betejë partiake, kjo që po e bëjmë ne sot nuk është as për partinë as për individin as për qeverinë. Ne po flasim për shtetin, këta po flasin e po bëjnë gjithçka veç për pushtetin”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit