spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Ramabaja për vizitën e drejtorit të CIA-s: Kur dështon diplomacia, gjeneralët janë…

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Intelegjencës Amerikane (CIA), William Burns ka vizituar dje Prishtinën.

Burns fillimisht u ndal në selinë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, aty nuk dihet me kë u takua dhe çfarë u bisedua.

Pastaj, ai ka vazhduar në Presidencë ku ishte takuar me presidente Vjosa Osmani, por ende nuk dihen se cilat ishin temat e diskutimit, pasi nuk ka asnjë informacion zyrtar për vizitën e Burnsit.

Ndërsa, analisti politik Sadri Ramabaja thotë se “kur dështon diplomacia, radha i vjen shefave të inteligjencës.

Ramabaja përmes një statusi në Facebook ka shkruar “ Kur dështon diplomacia, radha ju vjen shefave të Inteligjencies; gjeneralët janë instanca e tretë për veprim”.

Burns “turin ballkanik” e nisi me një vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë. Burns arriti në kryeqytetin e Sarajevës më 20 gusht, ku u takua me kolegë nga komuniteti i inteligjencës, anëtarë të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit