Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se sot është takuar me qytetarët e Mitrovicës.
Ai ka deklaruar se vizita në këtë qytet e bën të ndihet mirë, pasi takon shokët e luftës dhe qytetarët me të cilët e kanë lidhur kohët e vështira.
Tutje, Rama ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë.










