Rama: Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së do të dorëzohet pa vonesë nëse nuk shpërndahet Kuvendi

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama ka thënë se bashkë me 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.


Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se projektligji është përgatitur dhe kompletuar me të gjithë dokumentacionin përkatës.

Ai shton se deri më tani nuk kanë proceduar me dorëzimin zyrtar të kërkesës, për shkak të paqartësive lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit.


Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Unë, së bashku me 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Projektligji është përgatitur dhe kompletuar me të gjithë dokumentacionin përkatës.


Megjithatë, deri më tani nuk kemi proceduar me dorëzimin zyrtar të kërkesës, për shkak të paqartësive lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit. Jemi në pritje të zhvillimeve të mëtejshme për të vepruar në përputhje me situatën institucionale.

Në rast se Kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë, pasi jemi të bindur se lufta jonë për liri dhe vlerat që ajo përfaqëson meritojnë të mbrohen dhe të institucionalizohen përmes ligjit.


Shpreh mirënjohjen time për të gjithë deputetët që kanë mbështetur këtë nismë të rëndësishme legjislative.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit