Rama: Pres votë nga Hajrulla Çeku e Uran Ismaili

Përparim Rama, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, ka theksuar se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike dhe qytetarët, përfshirë edhe PDK-në dhe Uran Ismailin.

Ai theksoi se vizioni dhe programi i tij për qytetin janë më përpara dhe më të plotë se propozimet e tjera, duke i bërë ofertat e tij më gjithëpërfshirëse dhe konkrete.

“Ne jemi në takime dhe diskutime. Llogaris votën e secilit qytetar të kryeqytetit, edhe të Uran Ismajlit. Pres votë edhe prej Hajrulla Cekut, sepse edhe ai e di se nuk kanë vizion e as mision. Propozimet e tyre janë propozime që ne i kemi përfunduar tashmë. Momentin kur lexon programin tonë, e sheh se propozimet që ata i prezantojnë janë vetëm kopje e asaj që ne kemi përfunduar.”, tha Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit