Rama: Po punojmë për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, diskutohet edhe ulja e moshës për dënimin penal

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e gjimnazeve të Tiranës në Ministrinë e Arsimit, ku ka komentuar protestat e fundit dhe përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.


Rama i cilësoi aktet e dhunës si të ndara nga e drejta kushtetuese për të protestuar, ndërsa akuzoi grupe të caktuara për shfrytëzimin e pakënaqësisë qytetare.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal edhe te ndikimi i rrjeteve sociale te të rinjtë, përgjegjësia e prindërve dhe nevoja për masa ndaj personave që shkaktojnë dëme gjatë protestave. Ai bëri gjithashtu të ditur se po shqyrtohet mundësia e kufizimit të përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit