spot_img
spot_img
Friday, January 23, 2026
spot_img
spot_img

Rama për ligjëratën e Speciales në shkollë: Pa leje, pa koordinim, kjo nuk duhet të ndodhë kurrë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me mbajtjen e një aktiviteti  të Gjykatës Speciale në gjimnazin “Xhevdet Dodaj” pa, siç tha ai, leje apo koordinim me institucionet komunale, duke u shprehur i indinjuar e ku ka paralajmëruar masa ndaj përgjegjësve.

Rama për media tha se aktiviteti është zhvilluar pa njoftimin e Drejtorisë së Arsimit apo kabinetit të tij dhe se tashmë janë ndërmarrë veprime për të sqaruar rrethanat dhe për të zbatuar rregulloret në fuqi.

“Unë faktikisht kur e mora vesh isha shumë i indinjuar për arsye se nuk ka pasur as leje as koordinim me askënd, as prej drejtorisë as prej kabinetit tim. Kemi ndërmarrë masa të menjëhershme. Pra kush ka bërë një gjë të tillë pa marrë leje, pa koordinim normal që do të ketë edhe veprime të ndryshme. Jam tejet i indinjuar me atë çka kanë bërë, nuk duhet me ndodh kurrë ajo në institucionet tona në qytet e as kund tjetër pa një leje prej Drejtorisë së Arsimit. Ato do të jenë të ndërlidhura me rregulloret në fuqi, do t’i ndërmarrim masat”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit