Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Rama ka thënë se LDK-ja duhet të vazhdojë bashkë për ta ruajtur demokracinë e vendit dhe për ta mbrojtur Kosovën nga autokracia.
“LDK ka qenë bashkë, është bashkë dhe duhet me vazhdu bashkë. S’është për një person, as për mu as për dikë tjetër, është për të ardhmen e vendit, me e mbrojtë demokracinë në këtë vend, me e luftu autorkacinë. Këto janë temat, nuk është a është ky a është ai”, ka thënë Rama.








