Pas fitores historike të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë mbrëmjen e djeshme, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një postim të veçantë në rrjetet sociale.
Rama publikoi një fotografi të futbollistëve kuqezi pas triumfit, duke i shoqëruar me një mesazh urimi për qytetarët.
“MIRËMËNGJESI, dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur”, shkroi Rama në postim.
Fitorja e Shqipërisë, që u arrit me një gol të Rey Manajt në fundin e pjesës së parë, ka ndezur festën mes shqiptarëve anembanë botës. Suksesi në stadiumin “Duboçica” u konsiderua jo vetëm si një rezultat sportiv, por edhe si një moment krenarie për gjithë kombin shqiptar.









