Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka filluar shënimin e Epopesë së UÇK’së nga shkolla e mesme “Xhevdet Doda”, në të cilën para disa javësh u mbajtën edhe ligjerata për gjykimin e ish-krerëve të UÇK’së.
Rama me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se në këtë shkollë folën për vlerat e luftës së UÇK’së dhe sakrificën e atyre që luftuan për lirinë, shkruan Insajderi.
“Epopenë e UÇK-së në Kryeqytet e nisëm në shkollën e mesme “Xhevdet Doda”, duke folur për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e atyre që luftuan për lirinë tonë. Është përgjegjësi e jona që këtë histori ta ruajmë dhe ta përcjellim tek brezat e rinj, që ata të mos harrojnë kurrë rrugën e vështirë drejt lirisë”, ka thënë Rama.
Kujtojmë se në këtë shkollë para disa javësh u mbajt një “ligjeratë edukative” për Dhomat e Specializuara, e cila shkaktoi reagime të shumta në publik.
Nxënësve iu ishte dhënë edhe vlerësim lidhur me ligjeratën e mbajtur.









