Rama nis ditën me vëllain e Kadri Veselit: Presim ditën kur kafenë do ta pimë bashkë me ta

Me një kafe të mëngjesit të zhvilluar së bashku me Ismet Veselin, vëllain e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka përcjellë një mesazh mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Rama ka bërë të ditur se gjatë takimit me Ismet Veselin kanë biseduar për, siç i ka quajtur ai, “burrat më të mirë të kombit”, të cilët sipas tij po mbahen padrejtësisht në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai e përshkroi Ismet Veselin si një njeri të fortë dhe krenar, ndërsa shprehu bindjen se ish-udhëheqësit e UÇK-së do të rikthehen së shpejti në Kosovë.

“Të gjithë jemi të bindur se, së shpejti, do ta shijojmë sërish kafenë e mëngjesit me ta, në vendin për të cilin dhanë gjithçka”, ka shkruar Rama në postimin e tij.

Ky mesazh vjen në kuadër të aktiviteteve të tij gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit