Rama: MBP-ja e bllokoi projektin për Spitalin e Prishtinës

Qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të marrin shumicën e shërbimeve shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku trajtohen edhe pacientë nga të gjitha komunat e vendit. Kjo situatë ka rritur ngarkesën në këtë institucion dhe ka shtuar nevojën për ndërtimin e një spitali të veçantë për kryeqytetin.

Projekti për Spitalin e Prishtinës po konsiderohet si një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë, me synimin për të përmirësuar shërbimet për qytetarët e kryeqytetit dhe për të ulur fluksin në QKUK.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se projekti tashmë ka hyrë në fazën e zhvillimit, ndërsa akuzoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike për bllokim të procesit në të kaluarën.

Rama deklaroi se janë përcaktuar lokacioni dhe buxheti për ndërtimin e spitalit, ndërsa po zhvillohen edhe takime me investitorë privatë dhe institucione financiare ndërkombëtare.

“Na, e dini që Spitalin e Prishtinës veç e kemi caktu lokacionin, edhe e kemi caktu buxhetin. Tash në konferencën për investitorë po ashtu kemi edhe interes prej sektorit privat për me na ndihmu për me e zhvillu këtë projekt. Tash e patëm takimin këtu edhe me institucionet qendrore edhe ndërkombëtare, financiare, që janë të interesum për me i financu këto procese. Kështu që jemi në proces edhe ju lajmërojmë edhe për hapat e mëtejshëm”, u shpreh Rama për EkonomiaOnline transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, ndërtimi i Spitalit të Kryeqytetit do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e ngarkesës në QKUK dhe do t’u ofrojë qytetarëve të Prishtinës shërbime më të afërta dhe më të dedikuara.

“Shumë, normal. Vetëm Prishtina, që i vyn Spitali i Kryeqytetit, nuk e ka spitalin e vet. Pra në QKUK, aty kemi qytetarë edhe prej pjesëve të tjera të Kosovës që marrin shërbime, kështu që Prishtinës i duhet Spitali i Kryeqytetit. Të cilin faktikisht edhe i kemi pasë fondet prej Katarit para tash dy vite gati, po që projektin na e kanë blloku Ministria e Punëve të Brendshme sepse ata e kanë pasë edhe Ministrinë e Administratës përpara. Mirëpo tash po them, ne po i shtyjmë proceset edhe në bashkëpunim me sektorin privat”, tha ai.

Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës ka qenë një nga premtimet kryesore të kryetarit aktual të kryeqytetit. Komuna tashmë ka ndarë parcelën për ndërtimin e objektit dhe një buxhet fillestar për realizimin e projektit.

Sipas planifikimeve të Komunës, projekti pritet të kushtojë rreth 90 milionë euro dhe është paraparë të ndërtohet në zonën e njohur si “Prishtina e Re”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit