Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë një foto nga stadiumi në Bratisllavë, ku shihet në shoqëri të politikanëve tjerë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.
Ai ia ka drejtuar një mesazh kryeministrit Albin Kurti, duke e mbështetur Kombëtaren e Kosovës në përballjen historike me Sllovakinë.
“Qiti paret Kryeministër Albin Kurti!” – ka shkruar Rama në postimin e tij.
Sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për fitore ndaj Sllovakisë janë premtuar 500 mijë euro për Kombëtaren, ndërsa në rast të kualifikimit në Botëror, shuma do të arrijë një milion euro.









