spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Raketat e reja ruse alarmojnë NATO-n, Rutte: Na godasin brenda pak minutash!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte teksa ishte i pranishëm në Sesionin e 71- vjetorit të Asamblesë Parlamentare të Aleancës në Lubjanë, ka folur me tone pesimiste për të ardhmen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Rutte u shpreh në asamble se raketat ruse mund të arrijnë kryeqytetet europiane brenda vetëm pak minutash.

“Rreziqet për sigurinë tonë janë rritur: brezi i ri i raketave ruse mund të arrijë kryeqytetet evropiane brenda pak minutash. Fuqia shkatërruese e dronëve, sabotimi i infrastrukturës nënujore, siguria e hapësirës kibernetike: të gjitha këto na shqetësojnë, në Lindje dhe në Perëndim.

Përballë këtyre sfidave për sigurinë tonë, ne e shohim edhe një herë se sa thelbësore është të punojmë së bashku brenda NATO-s. Kur bëhet fjalë për shkeljet e pamatura dhe të rrezikshme të hapësirës sonë ajrore nga Rusia, kemi parë se përgjigjja e NATO-s ka qenë e shpejtë dhe efektive”-deklaroi Rutte gjatë fjalimit të tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit