Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e enjtes në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael në Herzliya, tha ministria e Jashtme norvegjeze, sipas raportimeve të mediave izraelite.
🔊
“Ne kemi qenë në kontakt me ambasadën. Asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua gjatë incidentit”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.
Mediat lokale raportuan se një granatë u hodh në rezidencë, duke shkaktuar dëme materiale. Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar dënoi sulmin ndërsa njoftoi se kishte komunikuar me ambasadorin norvegjez Per Egil Selvaag.
“Më parë fola me ambasadorin norvegjez në Izrael, Per Egil Selvaag, në oborrin e të cilit u hodh një granatë sonte në mbrëmje. E dënoj fuqimisht këtë krim të rëndë dhe të rrezikshëm”, tha ministri izraelit.
Ndërkohë sot në Gjenevë do të zhvillohet një takim i Ministrave të Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar me Ministrin iranian Araghchi dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme. Ka ende kohë për të arritur një zgjidhje diplomatike, sipas britanikut Lammy. Irani ka emëruar një drejtues të ri të inteligjencës për Pasdaran, pas vrasjes së paraardhësit të tij nga Izraeli.
Presidenti amerikan Trump ka miratuar planet e sulmit, por nuk dëshiron të nxitojë, duke iu druajtur rreziqeve të një misioni të papërfunduar. Sot në 11.00 (ora lokale) ka thirrur një tjetër mbledhje të Këshillit të sigurisë, për të vlerësuar zhvillimet e fundit. Udhëheqësi Suprem Khamenei në një mesazh të regjistruar kërcënon me pasoja të pariparueshme në rast të një sulmi amerikan.








