Trajneri i njohur, Rafa Benitez pritet të rikthehet në stol pas një pushimi një vjeçar pas largimit nga Celta Vigo.
Raportohet se ish-trajneri i Liverpoolit ka arritur marrëveshje me klubin nga Greqia, Panathinaikos.
Benitez pritet të nënshkruaj kontratë dy vjeçare, me një vlerë deri në 3.6 milionë eur në vit, që do ta bëjë atë trajnerin më të paguar në histori të futbollit grek.
Momentalisht skuadra e njohur greke si trajner e ka Christos Kontis, por ky i fundit do të shkarkohet.
Te skuadra greke luajnë dy shqiptarë, Adriano Bregou dhe Elton Fikaj.






