Një qytetare i është ankuar Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për mbeturnat që siç ka shkruar ajo duhet të pastrohen rregullisht pasi nuk i kanë “lezet” kryeqytetit.
E një përgjigjje ndaj saj ka ardhur edhe nga Rama i cili ka thënë se po mundohen të krijojnë lehtësira, teksa përmend se kanë krijuar dhe deponi ku të hidhet mbeturinat shtëpiake.
Tutje Rama i thotë qytetares në fjalë se nuk mund t’u mbajnë edhe kurse të sjelljes së qytetarëve.
“Ne po mundohemi me kriju lehtesira dhe siguri per investitore. Po mundohemi me i pastru edhe deponite ilegale qe po krijohen nga qytetaret. Kemi caktuar vendin ku duhet te hidhen (dysheke e joga) pervec tjerave. Kemi treguar edhe kend duhet me thirr per me bo bartjen e tyre!!!Per bese, kurse te sjelljes ne qytet nuk po mundemi me mbajt!!”, ka qenë përgjigjja e Ramës ndaj qytetares.










