Qytetari i del në mbrojtje fermerit Tafë Çeku: Nëse KRU “Radoniqi” cenojnë fermerin tonë, ska me marr pikë uji Radoniqi nga Deçani

Mbyllja e fabrikës së qumështit në Istog, ka shkaktuar pakënaqësi të shumëta tek qytetarët e sidomos tek fermerët pas ndërprerjes së grumbullimit të qumështit të freskët.


Fermeri Tafë Çeku nga Deçani ka shprehur pakënaqësitë e tij, teksa ka publikuar edhe video teksa qumështin e marrë nga lopët po e derdhte në lumin e Bistricës.

Pas atyre pamjeve, KRU Radoniqi ka paralajmëruar padi ndaj fermerit.

Ndërkaq një qytetar i doli në mbrojtje fermerit, Agron Berisha paralajmëroi KRU Radoniqin, duke thënë se nëse Çeku cënohet ne si qytetar do të reagojmë.

“Nëse KRU “Radoniqi” me papagajt e saj te emruar nga qeveria, cenojnë fermerin tonë deçanas Tafë Çeku, ne si qytetarë kemi me reagu dhe ska me marr pikë uji Radoniqi nga Deçani, PIKË“, u shpreh Agron Berisha.

Postimi i plotë:

Nëse KRU “Radoniqi” me papagajt e saj te emruar nga qeveria, cenojnë fermerin tonë deçanas Tafë Çeku, ne si qytetarë kemi me reagu dhe ska me marr pikë uji Radoniqi nga Deçani, PIKË.

Le’t guxojnë n’jav majt

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit