Në një fletëvotim të zgjedhjeve lokale është shënuar një rast interesant: dikush ka zgjedhur të mos votojë për asnjërin nga kandidatët zyrtarë për kryetar komune, por ka shkruar emrin e futbollistit të Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, duke e “votuar” si kandidatin e tyre të preferuar.
Kjo ndodhi një ditë pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në Slloveni, e zhvilluar më 11 tetor, ku Manaj ishte heroi i kuqezinjve duke shënuar golin vendimtar në fitoren 1–0 dhe duke festuar me shqiponjë para tifozëve serbë.
FOTO:











