Qytetari e quajti “xhenaze”, kryetari Totaj ia kthen: “Nëse ki familje, përshëndeti krejt”

Një postim i Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili kishte për qëllim të denonconte gjuhën e urrejtjes dhe linçimet, ka përfunduar në një debat të ashpër dhe personal mes tij dhe një qytetari, duke çuar në fshirjen e plotë të shkrimit nga Facebook-u.

Totaj kishte bërë një postim ku akuzonte Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për lëshimin e një fushate të dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj tij. Mirëpos, vëmendjen e mori hapësira e komenteve ku kryetari u përfshi në një përplasje verbale.

Gjatë diskutimeve në postim, një qytetar i është drejtuar Totajt me fjalë fyese, duke e quajtur “xhenaze” – një term që përveç kuptimit fetar për të vdekurin, në zhargonin e përditshëm përdoret edhe si ofendim për një person të rraskapitur apo të dobësuar.

“Qyr xhenazja, qyre more xhenazen…”, kishte shkruar qytetari.

Kjo ka nxitur reagimin e menjëhershëm të kryetarit të Prizrenit, i cili nuk ka hezituar t’i përgjigjet duke ia përfshirë edhe familjen në debat.

“Nëse fare ki familje, përshëndeti krejt me rend!”, i ka kthyer Totaj.

Përplasja nuk ka përfunduar me aq.

Qytetari i ka replikuar sërish kryetarit me të njëjtën gjuhë, duke i thënë: “Shaqir Totaj edhe ti tënden, kryetar, shumë përshëndeti, thuaju që i kam për qejfi. Turpi të mbuloft”.

Vetëm pastaj, shkrimi është fshirë, por “screenshot-i” është bërë viral nëpër rrjetet sociale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit