spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Qytetarët në rrezik! Salmon i infektuar nga Serbia në supermarketet shqiptare, AKU hesht

Nga muaji qershor  deri në korrik 2025 qytetarët shqiptarë kanë konsumuar salmon të kontaminuar me bakterin e rrezikshëm “Listeria monocytogenes”.

Kjo është foto e produktit

Qytetarët në rrezik! Salmon i infektuar nga Serbia në

Ky bakter shkakton infeksion serioz, simptomat e të cilit janë:

– Temperaturë të lartë;

– dhimbje koke;

– marrje mendsh;

– humbje ekuilibri;

– ndërsa te gratë shtatzëna mund të shkaktojë lindje të parakohshme, ose infeksion të rëndë te foshnja.

Burime për Ora Neës bëjnë me dije se sasia e salmonit të tymosur e importuar në vendin tonë është 1040 copë dhe është shitur kryesisht në supermarkete.

Ky produkt është importuar nga Serbia dhe është tregtuar në pako prej 50 gramë, 100 gramë, 200 gramë dhe 300 gramë.

Pas njoftimit për prezencën e bakterit “Listeria monocytogenes” në salmon është bërë  tërheqja nga tregu e produktit, megjithëse sasia më e madhe e salmonit, e cila ka qenë me datë skadence 6.7.2025- 3.8.2025, është konsumuar nga qytetarët shqiptarë.

Teksa super-marketet njoftojnë qytetarët që të kthejnë produktin nëse nuk e kanë konsumuar ende AKU hesht.

Edhe pse e ka detyrim ligjor publikimin e këtij informacioni për konsumatorët AKU nuk ka bërë asnjë njoftim.

Me sa duket konsumimi i produkteve me kupon tatimor është po aq i rrezikshëm sa konsumimi i atyre pa kupon tatimor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit