spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

“Qysh partneritet kur nuk të ftojnë në Uashginton?”: Duma e ‘sakaton’ Kurtin për marrëdhëniet me ShBA-në

Aspak të lehtë s’ia la monologjet Albin Kurtit, intervistuesja në Top Channel, Grida Duma, duke e mbajtur për marrëdhëniet e rënduara mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti tha se “përpara marrëdhëniet kanë qenë ose servilitet ose armiqësi…me mua normalitetit, që do të thotë partneritet”.

Këtu i ndërhyu Duma: “Po si partneritet kur nuk të ftojnë në Uashington? T’i ske komunikim me ShBA-në”.

“Nuk është e vërtetë, lej këto broçkulla”, tha Kurti. “Kurrë s’i kem pasur marrëdhëniet më të mira”.

Njohje?

“Unë s’kam premtu njohje”, tha Kurti,

“Si është e mundur që kryeministri i një vendi nuk premton njohje?”, ia ktheu Duma.

“Sepse kjo nuk varet prej meje”, vazhdoi Kurti.

“Kush është zyrtari më i lartë amerikan që keni takuar së fundi?”, e pyeti Duma.

Pauzon rëndë Kurti…”kam takuar Jim O’Brien…në Bruksel…por shikoni ne kemi marrëdhënie javore me ambasadën”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit