spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

QKUK fillon trajtimin inovativ të epilepsisë farmakorezistente me pajisjet VNS

Në Klinikën e Neurologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është përfunduar me sukses faza e dytë e trajtimit të pacientëve me epilepsi farmakorezistente përmes pajisjeve të stimulimit të nervit vagus (VNS).

Pas implantimit të pajisjeve më 2 dhe 3 qershor 2025, më 20 qershor u realizua aktivizimi i parë i tyre, pasi u vlerësua se plagët operative ishin shëruar plotësisht.

Aktivizimi u bë nga ekipi i neurologëve të ShSKUK-së, me mbështetje profesionale nga specialisti polak Dr. Filip Tetztaw dhe praninë e familjarëve të pacientëve.

Ky proces shënon një arritje të rëndësishme për ShSKUK-në, pasi tani trajtimi dhe mirëmbajtja e këtyre pajisjeve do të bëhet brenda vendit, duke shmangur udhëtimet jashtë për pacientët dhe familjet e tyre.

Rastet do të monitorohen dhe mbikëqyren nga stafi mjekësor sipas protokolleve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit