Babai i vajzës trevjeçare që humbi jetën në muajin shkurt pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në T7, ka shprehur zhgënjimin dhe dyshimet e tij për mënyrën se si po trajtohet rasti.
Ai deklaroi se rasti po manipulohet dhe se familja nuk po merr përgjigjet e duhura për atë që ka ndodhur me vajzën e tyre.
“Jam i zhgënjyer, janë duke e manipuluar rastin”, u shpreh ai, duke ngritur shqetësime për transparencën e institucioneve.
Në një deklaratë tjetër të fortë, ai theksoi se familjes nuk iu lejua as ta vizitonin vajzën në momentet kritike.
“Jam i bindur që vajzën e kanë çuar në vdekje. Na thanë se nuk mund të hynim për ta vizituar”, ka rrëfyer ai.









