“Qeveria s’guxon ta zvarris këtë proces” – Tahiri për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Shefi i GP të PDK’së, Arian Tahiri, ka thënë se deklarata e Kuvendit të Kosovës për vendimin e Gjykatës Speciale nuk është e mjaftueshme dhe se Kuvendi duhet të nis sa më shpejt procedurën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës s’guxon që ta zvarris këtë proces.

“Kjo nuk mjafton. Prandaj Kuvendi i Kosovës duhet ta nis procedurën për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Qeveria s’guxon ta zvarris këtë proces. Duhet ofruar përkrahje institucionale. Është koha për veprime konkrete institucionale. Ne si deputet po e përcjellim kërkesën e qytetarëve. Qytetarët me plotë të drejtë, secilën mbrëmje, secilën ditë, po protestojnë e shprehur revoltën ndaj vendimit të 16 shtatorit, për padrejtësinë historike”, ka thënë Tahiri.


“Si GP dhe PDK do të bëjmë më të mirën për të kontribuar në këtë proces. U bëj apel të gjitha partive politike, për unitet e kontribut konkret”, ka shtuar ai.

“Ligji tashmë është në Qeveri. Kuvendi e ka kryer punën e vetë. I bëjmë thirrje që ta kthej sa më shpejt në Kuvend”, ka thënë Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit