Deputetja Arjeta Fejza ka njoftuar se qeveria ka vendosur të ndajë nga 100 euro mbështetje financiare për dy kategori të veçanta: fëmijët dhe pensionistët.
Sipas Fejzës, ky vendim është marrë për të ndihmuar fillimisht ata që kanë më shumë nevojë.
“Për dy kategoritë: fëmijët dhe pensionmarrësit, nga 100 euro mbështetje nga qeveria. Sepse për ata që kanë më shumë nevojë fillimisht,” shkroi deputetja në një postim në Facebook.










