Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, ku ka miratuar një sërë vendimesh me rëndësi financiare dhe institucionale.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, është miratuar Raporti Tremujor i Buxhetit për vitin 2026, si dhe janë aprovuar ndryshime në vendime që lidhen me bartjen e shpenzimeve buxhetore mes ministrive.
Në këtë mbledhje është ndarë edhe një shumë prej 45 mijë eurosh për Forumin Ekonomik të Vjenës, ndërsa janë emëruar bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe grupi koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar pagesën për 52 specializantë lehona në vlerë mbi 475 mijë euro dhe ka vazhduar mandatin e Komisionit dhe Sekretarisë për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë për edhe dy vjet.









