Qeriqi: Veteranët e UÇK-së po përballen me fushatë të padrejtë dhe ofendime

Kryetari i OVL-UÇK-së në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi, ka folur për atë që e quajti fushatë të padrejtë ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se veteranët e UÇK-së po përballen me ofendime dhe etiketime të papranueshme, ndërsa theksoi se sakrifica e tyre gjatë luftës për çlirimin e vendit nuk duhet të vihet në pikëpyetje.


Ai ndau edhe përjetimet e tij personale nga lufta, duke përmendur humbjen e 41 bashkëluftëtarëve në një betejë, si dhe netët e vështira gjatë operacioneve luftarake.

“Veteranët, sidomos ushtarët e UÇK-së e kanë dhënë maksimumin, janë munduar maksimalisht për ta çliruar vendin. Shumë prej tyre i kemi dëshmorë, kemi invalid të luftës të cilët edhe sot vuajnë nga plagët e luftës, i kanë humbur gjymtyrët në betejat e ndryshme dhe sot i shohim komente të ndryshme që me të vërtetë janë të prekshme sidomos për ne të cilat i kemi përjetuar ato gjëra”, deklaroi mes tjerash ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit