Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani janë numëruar mbi 36% e votave në Komunën e Shtimes.
Sipas rezultateve të deritanishme, Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje prin me 50.48 % të votave.
Pas tij renditet Përparim Ramusa me 38.12%, Kastriot Shabani me 10.79%, ndërsa Ramë Bislimi ka marrë 0.61%.
Në këtë komunë të drejtë vote kanë pasur 10 mijë e 588 qytetarë, ndërsa deri tani janë numëruar 25 nga gjithsej 33 vendvotime.










