Banorja e Big Brother VIP Kosova, Fjolla Morina, ka ndarë një rrëfim të ndjeshëm me bashkëbanorin Londrim Ahmetaj, duke zbuluar detaje të reja rreth çështjes së saj të hapur me drejtësinë.
Gjatë bisedës, këngëtarja tregoi se prej vitesh po përballet me pasoja serioze pas akuzës për posedim armësh, një rast që sipas saj ende nuk është mbyllur dhe vazhdon të ndiqet në gjykatë.
“Unë akuzohem për armë, ajo s’ka qenë e imja, ka qenë e atij. Qe pesë vjet, për gjashtë s’mund të dal as prej Kosovës. Në proces gjyqësor jam”, u shpreh Fjolla.
Ajo shtoi se akuzat i kanë kufizuar lirinë e lëvizjes, duke theksuar se pothuajse gjashtë vite nuk i është lejuar të dalë jashtë Kosovës, për shkak të procedurave gjyqësore që ende janë në zhvillim.
Rrëfimi i saj ka ngjallur reagime brenda shtëpisë dhe në publik, pasi fansat e reality-show-t kanë komentuar në rrjetet sociale sfidat personale që Fjolla po e ndjekin edhe gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend.






