Pyje, shtëpi e truall – Kjo është pasuria e Donika Gërvallës

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz ka një pasuri kogja të majme.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit shihet se Gërvalla gëzon një mori pronash të trashëguara.

Ato arrijnë vlerën e 135 mijë euro.

E njëjta me bashkëshortin posedojnë dy makina në vlerë 17 mijë euro.

Para të gatshme në bankë, Gërvalla i ka deklaruar 1666 euro nga paga mujore.

Ministrja shihet se ka rinovuar një shtëpi në fshat teksa deklaron se për të kryer punimet ka marrë kredi në vlerë 10 mijë e 274 euro.

Nga mëditjet dhe udhëtimet zyrtare ajo merr rreth 6 mijë euro pagë vjetore, ndërsa nga paga bazë 20 mijë euro. Bashkëshorti i saj ka 80 mijë e 441 euro të ardhura vjetore ndërsa nga fëmijët 6 mijë e 672 euro.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit