spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Putin-Zelensky, takimi brenda gushtit/ Detajet nga biseda mes Trump dhe ‘Carit’, a po shkohet drejt paqes?

Samiti shumëpalësh për Ukrainën mes Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe liderëve europianë, duket se I ka kaluar pritshmëritë e të pranishmëve.

Presidenti amerikan foli për përparim “të konsiderueshëm”, duke njoftuar se “brenda një ose dy javësh, do të dimë nëse mund ta zgjidhim luftën”.

Një burim i informuar tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky shpresohet të mbahet “deri në fund të gushtit”.

Por kancelari gjerman Friedrich Merz, sipas Bloomberg, foli për një takim brenda dy javësh. Merz përshkroi diskutime “shumë intensive” në Shtëpinë e Bardhë, përshëndeti garancitë e sigurisë të Donald Trump për Ukrainën dhe përsëriti se lëshimet territoriale nuk mund t’i imponohen Kievit.

Gjatë telefonatës së tyre, Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump diskutuan gjithashtu idenë e një rritjeje të mundshme të nivelit të përfaqësuesve të Moskës dhe Kievit në negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës, tha këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov.

Sipas Interfax, gjatë bisedës telefonike mes Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, “në veçanti, u diskutua ideja se do të ishte e nevojshme të studiohej mundësia e rritjes së nivelit të përfaqësuesve të palëve ukrainase dhe ruse, domethënë, atyre përfaqësuesve që marrin pjesë në negociatat e drejtpërdrejta të lartpërmendura”, tha Ushakov.

Takimi në Uashington për Ukrainën ka marrë vlerësime maksimale nga Presidenti Trump.

“Pata një takim shumë produktiv me të ftuarit e shquar, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Presidentin francez Emmanuel Macron, Presidentin finlandez Alexander Stubb, Kryeministrin italian Giorgia Meloni , Kryeministrin britanik Keir Starmer, Kancelarin gjerman Friedrich Merz, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, i cili përfundoi me një takim tjetër në Zyrën Ovale.

Gjatë takimit, diskutuam Garancitë e Sigurisë për Ukrainën, të cilat do të ofroheshin nga vende të ndryshme evropiane, në koordinim me Shtetet e Bashkuara. Të gjithë ishin shumë të kënaqur me mundësinë e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Në fund të takimeve, i telefonova Presidentit Putin dhe fillova përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet më vonë, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelensky”, tha Trump

E ndërsa në Shtëpinë e Bardhë zhvillohej takimi, Moska ka ripërsëritur qëndrimin e saj se është kundër vendosjes së trupave të NATO-s në Ukrainë.

“Ne përsërisim qëndrimin tonë të shprehur vazhdimisht mbi refuzimin kategorik të çdo skenari që përfshin mbërritjen e trupave në Ukrainë me pjesëmarrjen e vendeve të NATO-s, gjë që mund të çojë në një përshkallëzim të pakontrollueshëm të konfliktit me pasoja të paparashikueshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, siç citohet nga agjencia e lajmeve Interfax.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit