Putin sulmon NATO-n gjatë paradës së Ditës së Fitores në Moskë

Moska ka shënuar Ditën e Fitores me një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq, në një ceremoni të mbajtur nën masa të rrepta sigurie dhe me pjesëmarrjen e udhëheqjes ruse dhe disa liderëve të huaj.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti rus Vladimir Putin shprehu besim në fitoren e Rusisë në Ukrainë, duke iu referuar trupave ruse që po luftojnë në konfliktin e vazhdueshëm.

Ai shtoi se forcat ruse po përballen me një forcë agresive “që është e armatosur dhe e mbështetur nga i gjithë blloku i NATO-s”.

“Fitorja ka qenë gjithmonë dhe do të jetë e jona”, ka thënë Putin, duke theksuar, sipas tij, forcën morale, guximin dhe unitetin e ushtrisë ruse.

Parada e këtij viti u mbajt në kuadër të Ditës së Fitores, e cila përkujton humbjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe konsiderohet festa më e rëndësishme laike në Rusi.


Autoritetet ruse kishin vendosur masa të shtuara sigurie, ndërsa u raportua edhe një armëpushim i përkohshëm tre-ditor me Ukrainën i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që u pa si përpjekje për të ulur rrezikun e incidenteve gjatë ceremonisë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, parada këtë herë u zhvillua pa prezantimin e tankeve dhe armëve të rënda, përveç një fluturimi ceremonial të avionëve luftarakë.

Zyrtarët rusë thanë se ndryshimi i formatit lidhet me “situatën aktuale operative” dhe kërcënimet e mundshme të sulmeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit