spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

“Putin po kërkon një marrëveshje për hatrin tim”, mikrofoni i ndezur tradhton Trump

Një mikrofon i harruar ndezur ka nxjerrë zbuluar Presidentin Donald Trump. Para se të niste takimi me zyrtarët evropianë, Trump dhe Macron kanë qenë duke biseduar pranë njëri-tjetrit.

Por mikorfoni i presidentit francez ishte ndezur dhe biseda u dëgjua nga gazetarët. Trump dëgjohet duke thënë se Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të arrijë një zgjidhje për hir të tij.

“Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”, i pëshpëriti Trump Presidentit Francez Emmanuel Macron në Dhomën Lindore. “Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje për mua, e kupton këtë? Sado e çmendur të tingëllojë”, tha ai.

Trump dëgjohet gjithashtu duke folur për organizimin e një takimi trepalësh midis Putinit dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin Trump ka thënë publikisht se beson se do të ndodhë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit