spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

“Putin gati të godasë Evropën”, Sekretari i NATO-s zbulon tre kryeqendrat europiane që rrezikohen nga raketat e Moskes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Ruttë, ka bërë një paralajmërim të fortë. Ai ka deklaruar se Evropa është në rrezik, duke shtuar se Moska mund të godasë qytetet e mëdha në çdo moment.

Rutte theksoi se shënjestrat e Kremlinit mund të jenë Roma, Londra apo dhe Amsterdami.

Paralajmërimi i Rutte u dha për televizionin italian “Tg1”, duke theksuar rrezikun në rritje që përbën Rusia për sigurinë e vendeve europiane.

“Jemi të gjithë në rrezik! Raketat më të përparuara të Rusisë mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me pesë herë shpejtësinë e zërit”, deklaroi Rutte.

Kreu i NATO-s nënvizoi kapacitetet teknologjike gjithnjë e më të avancuara të ushtrisë ruse.

Ai shtoi se kjo situatë nuk është më një çështje vetëm e vendeve të krahut lindor të NATO-s, por një kërcënim për të gjithë aleancën:

“Do të thotë që të gjithë jemi në krahun lindor”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit