spot_img
spot_img
Saturday, March 7, 2026
spot_img
spot_img

Pushteti me fushatë kundër Osmanit: Ia rikujtojnë postet që mori me VV-në, por heshtin pse nuk e propozuan sërish për presidente

Deri me tani askush prej pushtetit nuk e ka një përgjigje adekuate se pse nuk e propozuan serish për presidente Vjosa Osmanin. Pyetjeve të gazetarëve rreth kësaj çështje po ju shmangën të gjithë zyrtarët e VV-së, përfshirë kryeministrin Albin Kurti.

Madje, deputetët e VV-së nga dje kanë nisur një fushatë kundër Vjosa Osmanit. Të gjendur përball reagime dhe kritikave të shumta të mbështetësve të tyre për moskandidatimin e Osmanit, ata kanë filluar të kritikojnë presidenten aktuale, duke thënë se VV-ja nuk i ka asnjë borxh asaj.

E para që e ka kritikuar presidenten Osmani është deputetja Adriana Matoshi.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se VV-ja është partia që e ka bërë Osmanin presidente.

“Po du presidente. Ani, e boni presidente! U gzum ton me zemer, edhe pse boll na ka pas qepu. Kurre sen si kemi thon. Tash tha o banem prape presidente, ose kallet loja, krejtve ju idhnohna. Si me ta pas me borxh moj moter! Kurre nihere nuk the falemineres qe t’boni Albini presidente. Per ldk as onderr se kishe pa ate pozite. Keq valla, kam pas mendu ndryshe per ty!”, ka shkruar ajo.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe deputetja tjetër e VV-së, Arbërishë Kryeziu-Hyseni.

Në emisionin Debat Plus, ajo ka thënë se Osmani është trajtuar shumë më mirë në LVV se në LDK.

Sipas saj, partia e Albin Kurtit e ka bërë Osmanin gruan më të votuar në Kosovë.

“Në kohën kur LDK e pat lënë Osmanin me numër 86 në listën zgjedhore në atë kohë dhe madje edhe ia mbyllnin dyert duke mos e lënë të merrte pjesë në organet e partisë, LVV ia hapi dyert zonjës Osmani, sepse na ka bashkuar një kauzë shumë e madhe”, ka thënë ajo, duke ia numëruar postet që Osmani i ka marrë nga VV-ja.

“Me LVV Osmani u bë politikania më e votuar në Kosovë, kryetare e Kuvendit e më pas presidente”, ka deklaruar ajo.

As kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë një përgjigje adekuate për këtë cështje.

I pyetur nga gazetarët në konferencën e djeshme për këtë çështje, ai e ka përmendur kuorumin.

Ai ka thënë se e një gjë të tillë nuk e ka bërë sepse e ka ditur që ajo nuk ia siguron kuorumin e nevojshme.

“Ne jemi përpjekur që ta gjejmë figurën konsensuale dhe shtegun për propozime partiake e nisi PDK-ja, ne nuk ishim për atë. Por, kur na u tha neve që mund të japim, ne erdhën te emri i Glak Konjufcës, që mendojmë se ka qenë vendim i duhur. Ne e kemi ditur paraprakisht që as presidentja aktuale, as presidenti potencial nuk na e garantojnë kuorumi. E kemi ditur. Kjo u pa mbrëmë me ata 66 deputetë. Dhe në këtë situatë ne kemi bashkëpunuar me partitë tjera. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse ne kemi vepruar ashtu siç kemi vepruar dhe në fund erdhëm në situatën ku nuk ishte kandidatë edhe presidentja aktuale”, ka thënë Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit