spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Pushteti flet arrogancë çështjen e vdekjes së punëtorëve në vendin e punës- Sveçla s’flet hiç, Zyba s’ndihet përgjegjës

Katër punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës përbrenda një periudhe të shkurtër kohoreDy nga ta humbën jetën si pasojë e mungesës së mjeteve të sigurisë në vendin e punës. Pushteti në detyrë para mediave e ka trajtuar me arrogancë si çështje.

Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme në detyrë dhe deputeti i LVV’së, Salih Zyba, janë pyetur nga gazetari se a e ndjejnë vetën përgjegjës për vdekjen e punëtorëve në vendin e punës teksa futeshin në seancën e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sveçla s’është deklaruar hiç, teksa Zyba ka thënë se ndjen keqardhje por që s’e ndjen vetën përgjegjës.

Përgjegjës për çka? Ka institucion përgjegjës nëse ka ndodh diçka. Po ndjehem keq për atë që ka ndodhë, por përgjegjës janë tjetërkush, jo na. Na si deputet me ndërmarrë… me e kry obligimin tonë me ardhë në seancë“, deklaroi ai.

Katër persona kanë humbur jetën në vendin e punës përbrenda një periudhe të shkurtër në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit