spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Pushkë, fishekë e dy granata dore – Policia zbulon arsenal armësh pas të shtënave në Lladroviq të Malishevës

Një aheng familjar në fshatin Lladroviq të Malishevës ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë, pasi është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Burimet bëjnë të ditur se njësia e Hetimeve të Stacionit Policor Malishevë, pas marrjes së informatave operative, ka identifikuar se një person kishte shtënë me armë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit të parë, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë, por arma ishte pronë e një personi tjetër.

Kontrolli ka vazhduar në shtëpinë e të dyshuarit të dytë, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, shtatë fishekë të kalibrit 7.62 mm, tetë gëzhoja të të njëjtit kalibër, si dhe dy granata dore të tipit A-6.

Të dyshuarit, Agim Berisha dhe Hajrulla Berisha janë shoqëruar për intervistim, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa provat materiale janë sekuestruar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit