Pushimi që ‘i kushtoi’, çfarë i ndodhi Dua Lipës në turneun e saj në Amerikë?!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, mësohet se është lënduar gjatë turneut të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat e huaja shkruajnë se yllit të muzikës i është dashur që të kontrollohet nga një radiolog, i cili i ka dhënë leje për të performuar.

Këngëtarja 30-vjeçare u pa me mavijosje të errëta në shpatull, duke shkaktuar shqetësim te fansat, të cilët mendonin se ajo është lënduar rëndë.

Megjithatë, sipas “The Sun”, Duas i është dhënë leja për të vazhduar turneun e saj, pasi pësoi lëndim gjatë një ‘kohe pushimi’ nga performanca.

Një burim i brendshëm ka pohuar se 30-vjeçarja do t’i nënshtrohet fizioterapisë për të siguruar një shërim të plotë pas aksidentit, por turneu do të ‘vazhdojë pa probleme’.

“Lëndimi ndodhi ndërsa Dua po shijonte një pushim nga shfaqja e saj. Ka qenë e dhimbshme, por pasi u kontrollua nga një radiolog, ajo është shëruar plotësisht”, ka thënë burimi, i cili ka shtuar:

“Turneu do të vazhdojë sipas planit”.

Pushimi që ‘i kushtoi’, çfarë i ndodhi Dua

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit