Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se ishulli urban që lidh 30,000 banorë me qendrën po bllokohet.
Sipas tij, një platformë që jo vetëm lidh dy pjesë të qytetit, por shërben edhe për siguri, po bllokohet qëllimisht.
“Ne si Kryeqytet e kemi nda BUXHETIN, e kemi realizu PROJEKTIN dhe kanë fillu PUNIMET, ndërsa këta dalin dhe i ndalin punimet. I ndalojnë punimet e Komunës, ndërsa biznesit privat i jepet leja!!!! Ky seleksionim kallxon sa hipokritë janë”.
“I bllokojnë 500,000 banorë për interesa politike. Këta bëjnë politikë me nevojat bazike të qytetarëve”, ka thënë Rama.
I pari i kryeqytetit tha se Prishtina nuk ka me mbet peng i bllokadave të kësaj qeverie.
“Nuk lejoj që qytetarët e Prishtinës me u blloku prej njerëzve të paaftë dhe dashakëqij. Prandaj ftoj prokurorinë që menjëherë me u marrë me këtë çështje”.









